“Nuk është mister mendimi i Trump për ju”, Marco Rubio takon Viktor Orban në Budapest: Presidenti i përkushtuar për suksesin tuaj
Në gjyqin që njihet ndryshe si dosja “Metamorfoza”, SPAK ka kërkuar të thirren 40 dëshmitarë në proces.
Siç raporton Anila Hoxha, dëshmitarët do të dëshmojnë për vrasjen e Gjin Boriçit dhe sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen ndaj Kleanthi Musabelli, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Por në gjyq ka pasur debate mes avokatëve të të pandehurit Pëllumb Gjoka dhe prokurorëve të SPAK. Pretendimet janë rreth mos përputhjes së orarit të bisedave në SKY ECC dhe orarit të vrasjes së Gjin Boriçit në gusht të 2020.
Por prokurori Arben Kraja deklaroi: “Nuk është i njëjtë orari i serverëve të SKY ECC me orën lokale.”
Avokati Gurali Brahimllari tha: “Procesverbal i Pëllumb Gjokës është spostuar, është manipulim.”
Shtyhet seanca pasi avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me përmbajtjen e provave.
Përveç biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili është nën akuzë në këtë proces, po gjykohen edhe Behar Bajrovic dhe Edmond Preka. Procesi po zhvillohet me gjykim të zakonshëm, ndryshe nga episodet e tjera të dosjes “Metamorfoza”, që u zhvilluan me gjykim të shkurtuar.
Top Channel