Vetëplagosja e 18-vjeçares brenda hotelit në Tiranë, arrestohet Erisjaldo Gjuta për moskallëzim krimi dhe armëmbajtje pa leje

15/02/2026 10:55

Është arrestuar nga policia Erisjaldo Gjuta, i shpallur në kërkim ditën e djeshme pasi një 18-vjeçare u plagos me armë zjarri në hotelin e tij në Tiranë.

22-vjeçari është arrestuar për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin E. Gj., 22 vjeç, i shpallur në kërkim ditën e djeshme për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”-njofton policia.

18-vjeçarja N.M, u vetëplagos me armë zjarri në dhomën e hotelit të të dashurit të saj, ndërsa ky i fundit, Erisjaldo Gjuta së bashku me familjarët ndodheshin në katin e parë të biznesit.

Pasi kanë dëgjuar të shtënat ata janë ngjitur në dhomë dhe kanë gjetur 18-vjecaren e plagosur. Nëna e 22-vjeçarit dhe nipi i bashkëshortit të saj e kanë transportuar vajzën në spital, duke deklaruar se e kanë gjetur në rrugë të plagosur dhe e kanë ndihmuar. E reja pasi është përmendur ka deklaruar se është vetëplagosur me armën e të dashuri në dhomën e hotelit të tij. Aktin ajo ka deklaruar se e ka kryer pasi ‘ka bërë shumë gabime në jetë’.

Policia ndërkohë ka vënë në pranga nënën e të dashurit të vajzës, Mirvetja Gjuta, xhaxhain e tij Vladimir Gjuta, ndërsa janë shpallur në kërkim, babai i tij Sajmir Gjuta dhe kushëriri Elvir Gjuta, të cilët akuzohen për fshehje krimi dhe pastrim gjurmësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB