Shembet muri pritës në aksin Maliq–Lozhan, qarkullohet vetëm me një korsi

15/02/2026 15:47

Një shembje e murit pritës është ka ndodhur në segmentin rrugor Maliq–Lozhan, në afërsi të urës së Qenckës, në kilometrin e 13-të të këtij aksi.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu, muri pritës ka pësuar dëmtime, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Aktualisht, lëvizja e automjeteve kryhet me një korsi, nën kujdesin e drejtuesve të mjeteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB