BE distancohet nga Bordi i Paqes/ Ursula Von der Leyen refuzon takimin inaugurues, zbardhet plani për Rripin e Gazës
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është distancuar nga kritikat e kancelarit gjerman Friedrich Merz ndaj SHBA dhe projektit “MAGA” të Donald Trump, duke theksuar se prioriteti i Evropës duhet të mbetet forcimi i rolit të saj gjeopolitik dhe rritja e përgjegjësisë në sigurinë e kontinentit.
Duke folur nga Adis Ababa gjatë vizitës në Etiopi, Meloni u shpreh se nuk ndan të njëjtin qëndrim kritik me Merzin. “Këto janë vlerësime politike që çdo udhëheqës i bën sipas gjykimit të tij,” deklaroi ajo, duke shtuar se “pajtohet me thelbin e mesazhit të kancelarit gjerman për nevojën që Evropa të përqendrohet më shumë te vetja”.
Sipas saj, kontinenti duhet të rrisë kontributin në siguri dhe të forcojë boshtin europian të NATO-s, pavarësisht marrëdhënies me Shtetet e Bashkuara. “Ne duhet të punojmë për atë që na bashkon dhe jo për atë që na ndan. Evropa duhet të rifitojë rolin e saj si një lojtare e vërtetë gjeopolitike”, theksoi Meloni.
Kryeministrja konfirmoi gjithashtu se Italia është ftuar të marrë pjesë si vend vëzhgues në takimin e Bordit të Paqes për Gazën, të thirrur në Washington nga presidenti amerikan Donald Trump më 19 shkurt. Sipas Melonit, kjo formulë konsiderohet një kompromis i pranueshëm për shkak të çështjeve të përputhshmërisë kushtetuese që lidhen me një anëtarësim të plotë. “Mendoj se do t’i përgjigjemi pozitivisht ftesës, por mbetet për t’u parë deri në çfarë mase do të përfshihemi,” tha ajo.
Top Channel