“Live nga Shtëpia”/ DJ Gimbo rrëfen fillesat e tij në botën e muzikës: E nisa i bullizuar dhe…
Mali dhe Greta u vendosën përballë pyetjeve të Stenaldos dhe Shëndritit sot, në “Live nga Shtëpia” nga studioja radiofonike e Top Albania Radio.
Mali shprehu se deri aty ku është sot ka arritur falë karakterit të tij dhe njëkohësisht sulmoi Gretën duke i thënë se ajo njihet thjeshtë si kunata e Selinit.
Pjesë nga debati:
Mali: Kam arritur deri këtu falë karakterit tim. Jam i kënaqur sepse e kam treguar veten. Jam përballur me këdo që kam menduar se ia vlen. Mendimet e mia kanë qenë gjithmonë të sinqerta… Nuk jam këtu si Selina, Greta… Jam Mali dhe jam i vërtetë, kam mbajtur qëndrim … Greta njihet si kunata e Selinit, vetëm për këtë…
Greta: Më thirr Greta… nuk po të them as shoku i dikujt, as motra e dikujt, kam hyrë këtu
Mali: Si kunata e Selinit
Greta: Më lejo të flas!
Stenaldo: Mali nuk ndan dot situatën, nga loja në shtëpinë e BBV5 dhe këtu në radio…
Greta: Jam këtu si një njeri shumë emotiv, i vërtetë, me shpërthimë disa herë që nuk i kam hasur në jetën reale. Po njoh disa anë të miat që nuk i njihja as vetë, sepse në këtë format njerëzit të provokojnë të shtyjnë në limite, është e vështirë…
Stenaldo: Kur e sheh drejtimin e lojës… njëri drejtim kishe të shkëpusje mirin nga Selin dhe së dyti të gjesh Mirin tënd… Tani që Miri dhe Selina u ndanë, çfarë do të bësh?
Greta: “Unë gjithmonë do mbaj qëndrimin tim. Unë jam sulmuar që në momentin e parë, por kam qenë gjithmonë Greta… Jam paragjykuar sepse kam dalë keq vetë për të mbrojtur Selinën. Mendoj se loja nuk ka qenë e pastër, por personi më manipulues ka qenë Miri, sepse e ka larguar edhe nga njerëzit e vet, këtë ka kërkuar të bëjë. Unë e kam mbrojtur edhe në pjesën e moralit Selinën.
Mali: Më ka pëlqyer qëndrimi ndaj Mirit. Loja e tij është e fëlliqur, por pse nuk ke të njëjtën qasje me Selinën që po bën të njëjtën gjë me Gimbon?
Greta: Jo, nuk po bën këtë. Unë e di se kush është Selina. Nuk po manipulon.
Top Channel