Iu gjet armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 51-vjeçari në Kamëz

15/02/2026 11:19

Një 51-vjeçar është arrestuar në Kamëz, pasi në banesën e tij u gjet një armë zjarri pistoletë dhe municion, të cilat i posedonte pa leje.

Sipas Policisë, ndërhyrja u bë pas informacioneve të siguruara për praninë e një arme në një banesë në rrugën “Besim Cera”. Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan dhe sekuestruan armën dhe municionin.

Në pranga u vu shtetasi me inicialet A. P., banues në Kamëz, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Kamëz/Finalizohet brenda 24 orësh, një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Arrestohet në flagrancë 51-vjeçari i cili i kishte të fshehur në banesën e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Tracking”. Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. P., 51 vjeç, banues në Kamëz. Nga kontrolli në banesën e tij, në rrugën “Besim Cera” shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që posedoheshin pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme“-njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB