“Bëre dy herë pafytyrësi”, Kristi përplaset me Mirin në “Live nga Shtëpia”: Ndërtove skemë loje më një vajzë sa gjysma e moshës tënde
Opinionisti i Fan Club, Arjan Konomi, është përplasur me Krusitën për qëndrimin e saj në Big Brother VIP Albania.
Ai tha se ishte “zhgënjim total”, pasi sipas tij nuk tregoi asgjë gjatë eksperiencës në Big Brother. Nga ana tjetër, Krusita u shpreh se nuk ka pasur asnjë pëlqim për Kristin.
Pjesë nga diskutimi në Fan Club:
Krusita: Nuk e di çfarë ndjen në të vërtetë ai djalë për mua. Për Kristin kam një ndjesi shpirtërore; nuk kam pasur asnjëherë tërheqje fizike, por e vlerësoj shumë si njeri. Në ditët e vështira më dha komfort për të folur. Jam me fat që kam dy prindër që më kanë kuptuar gjithmonë, siç ishte edhe eksperienca në Big Brother, janë vërtet mbështetës. Nëse do të dashurohesha me dikë, patjetër që do të më mbështesnin dhe nuk e vë në dyshim.
Arjani: Më pëlqeu shumë kënga. Tani e kuptova që ke qenë në Big Brother, sepse nuk më rezulton se ke jetuar në Big Brother. E mora vesh sot, kur pyeta kush ishte. Nuk e dija që kishe qenë pjesë e Big Brother. Nuk të kam parë aktive. Ke vajtur për të marrë frymë, asnjë lloj ekzistence, thjesht as u përfshive me Kristin. Ishe një zhgënjim total. Gjynah që nuk e shfrytëzove.
Krusita: Pra ti mendon se kush nuk lë nam, është zhgënjim? Nuk mund ta thuash.
Arjani: Në sensin që nuk ishe aktive.
Krusita: Unë u mundova të bëhesha pjesë e shtëpisë. Pas një muaji ishte e vështirë të përshtatesha.
Arjani: Por nuk u përpoqe fare. E njëjta gjë, edhe Baby G u tregua e paaftë.
Top Channel