“Isha me familjen kur dëgjova të shtënat”/ Zbardhet dëshmia e Erisjaldo Gjutës pas plagosjes së 18-vjeçares në hotelin e tij: Kur pamë gjendjen serioze…

15/02/2026 11:50

18 vjeçarja Natali.M, e plagosur mëngjesin e 14 shkurtit në një dhomë hoteli vijon që të jetë në spital ndërkohë që policia ende nuk ka gjetur armën e ngjarjes.

Dëshmitë flasin për një vetëplagosje në kushtet e tronditjes emocionale, megjithatë ky krim nuk mund të quhet i zbardhur.

Pas arrestimit të dy personave menjëherë pas ngjarjes për moskallëzim krimi policia e Tiranës ka vënë në pranga dhe 22-vjeçarin Erisjaldo Gjuta, i dashuri i të resë i cili rezulton të jetë nipi i Vladimir Gjutës.

Ai akuzohet për veprat penale ‘Moskallëzim i krimit’, ‘Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës’, kryer në bashkëpunim, dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit’.

22 vjeçari mohon përfshirjen në ngjarje duke thënë se kur ka dëgjuar të shtënat ka qenë në pjesën e barit me familjarët e tij. Sipas tij janë ngjitur me vrap në dhomën ku ishte e dashura, dhe e kanë gjetur të plagosur.

Fillimisht kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, por kur kanë parë se gjendja është serioze, kanë vendosur që ta çojnë në spital. Arma dyshohet se i përket atij por ende nuk është mundur të gjendet nga hetuesit.

Ende në kërkim nga uniformat blu vijon të jetë ë kërkim u shpallën Sajmir Gjuta 49 vjeç babai i 22-vjeçarit,dhe kushëriri Elvir Gjuta 24 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB