Shembet muri pritës në aksin Maliq–Lozhan, qarkullohet vetëm me një korsi Dëmet e shkaktuara nga reshjet e dendura të mesit të janarit janë të pallogaritshme për dhjetëra familje në lagjen veriore të qytetit të Përmetit.
Si pasojë e situatës së rëndë, banorët u detyruan të shpërngulen nga banesat e tyre, duke u strehuar përkohësisht në konvikte apo tek të afërmit, ndërsa shtëpitë dhe pasuritë e tyre kanë mbetur të shkatërruara.
Dëmet në pajisje elektroshtëpiake dhe mobilie kapin vlera prej dhjetëra milionë lekësh. Banorët rrëfejnë se vërshimi i ujërave nga lartësitë përreth ishte i paprecedentë, aq sa një situatë e tillë nuk mbahet mend as nga më të moshuarit e zonës.
Në pjesën veriore të lagjes ndodhet një masiv toke, i cili sipas pamjeve është në kufijtë e të paparashikueshmes. Spostimi i konsiderueshëm i dheut dhe krijimi i një hendeku prej disa metrash krijon një panoramë alarmante dhe një rrezik të mundshëm për të ardhmen.
Autoritetet e Bashkisë Përmet, për shkak të mungesës së specialistëve gjeodezë, i janë drejtuar Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, i cili aktualisht po analizon situatën në terren.
Top Channel