Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali, kush është i riu që u ekzekutua brenda mjetit, po kthehej nga festa me kushëririn dhe mikun
14/02/2026 12:00
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në një fshat të komunës Santa Maria a Monte, në provincën e Pizës në Itali.
Mediat italiane bëjnë me dije se viktimë ka mbetur Kevin Muharremi. Ai ka qenë pasagjerë në një mjet me shokun dhe kushëririn e tij, duke u kthyer në shtëpi nga një klub nate, ndërsa një mjet i ka ardhur në krah dhe ka hapur zjarr.
Në lokalin e natës thuhet se ata kanë pasur një konflikt me persona të tjerë. Ai ka marrë një plumb në fyt duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Top Channel