Konferenca e Mynihut/ Politico: Evropa po shpenzon më shumë për mbrojtje dhe mund t’i bëjë ballë SHBA-së
Ushtria amerikane njoftoi nëpërmjet X se të premten bombardoi një tjetër motoskaf që tha se po transportonte drogë në Karaibe, duke vrarë tre persona në bord.
“Më 13 shkurt, me udhëzimin e Komandantit të SOUTHCOM, Gjeneral Francis L. Donovan, Task Forca e Përbashkët Southern Spear kreu një sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje që përdorej nga Organizata të Caktuara Terroriste. Inteligjenca konfirmoi se anija po udhëtonte nëpër rrugë të njohura të trafikimit të drogës në Karaibe dhe po merrte pjesë në operacione të trafikimit të drogës. Tre narko-terroristë u vranë gjatë këtij aksioni. Asnjë personel ushtarak amerikan nuk u plagos”, tha komanda e përbashkët e ushtrisë amerikane për Amerikën e Jugut në një deklaratë.
On Feb. 13, at the direction of #SOUTHCOM commander Gen. Francis L. Donovan, Joint Task Force Southern Spear conducted a lethal kinetic strike on a vessel operated by Designated Terrorist Organizations. Intelligence confirmed the vessel was transiting along known… pic.twitter.com/y50Pbtexfi
— U.S. Southern Command (@Southcom) February 14, 2026
Të paktën 131 persona janë vrarë në 38 sulme ajrore që synojnë anije në Karaibe dhe Paqësorin lindor që nga shtatori, kur filloi një fushatë bombardimi amerikane kundër anijeve që Uashingtoni thotë se ishin të përfshira në trafikun e drogës, sipas deklaratave të ushtrisë amerikane. Ligjshmëria e këtyre sulmeve është vënë në pikëpyetje.
Top Channel