Sot ‘Dita e të dashuruarve’/ Historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë
Dy agjentë të Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE) janë pezulluar nga detyra për dhënie deklaratash të rreme lidhur me të shtënat ndaj një emigranti venezuelian në janar, njoftoi drejtori në detyrë i agjencisë, Todd Lyons.
Ngjarja ndodhi më 14 janar para një banese në Minneapolis gjatë një ndalimi në rrugë të një emigranti pa dokumente, i cili po përpiqej të arratisej. Ai u plagos në këmbë nga plumbi i një agjenti të ICE-s dhe më pas u arrestua e u akuzua, së bashku me një shtetas amerikan që dyshohet se u përpoq ta ndihmonte, sipas autoriteteve.
Megjithatë, të enjten zyra e prokurorit njoftoi se akuzat ndaj dy burrave po hidheshin poshtë, duke shpjeguar se “provat e reja të paraqitura në këtë rast bien ndesh me akuzat”.
Sipas Lyons, pamjet video treguan se dy agjentët “duket se kanë bërë deklarata të rreme në deklaratat e tyre me betim”. Ai shtoi se ata u vendosën menjëherë në pushim administrativ në pritje të një hetimi të plotë të brendshëm, duke theksuar se dëshmia e rreme është një vepër e rëndë penale federale.
Ditën e incidentit, Departamenti i Sigurisë Kombëtare kishte deklaruar se ndërsa emigranti i ndjekur përpiqej të largohej, dy persona dolën nga një apartament aty pranë dhe sulmuan agjentin me një lopatë bore dhe një fshesë. Sipas versionit zyrtar të atëhershëm, oficeri qëlloi një herë “në vetëmbrojtje” për të mbrojtur jetën e tij.
Një rast i ngjashëm ishte raportuar në tetor, kur autoritetet akuzuan një grua, për të cilën thanë se iu gjet një armë gjysmëautomatike, se kishte drejtuar makinën drejt një patrulle kufitare në Çikago. Oficerët, sipas tyre, u detyruan të hapnin zjarr në vetëmbrojtje dhe e plagosën atë.
Por në nëntor, prokuroria e hodhi poshtë çështjen kundër gruas, Marimar Martinez, e cila ishte qëlluar pesë herë, si dhe kundër një burri të arrestuar të njëjtën ditë, pa dhënë shpjegime. Më pas u publikuan video që tregonin se një oficer policie kishte përplasur automjetin e tij me makinën e saj.
Minneapolis është një nga qytetet e administruara nga demokratët që janë shënjestruar nga operacionet në shkallë të gjerë për arrestimin e emigrantëve pa dokumente, të nisura nga administrata e presidentit republikan Donald Trump, pas veprimeve të ngjashme në Los Angeles, Washington, Chicago, Memphis dhe New Orleans.
Top Channel