Fermerët e fushës së Maliqit por edhe zonave të tjera në Korçë do të marrin më pak prodhim nga të lashtat si pasojë e përmbytjeve.
Prezenca e ujit në parcela për një kohë të gjatë ka dëmtuar kulturat e grurit, elbit dhe tërshërës ndërsa specialistët thonë se pavarësisht trajtimeve rendimenti do të jetë krahasimisht më i ulët me vitet që kanë reshje normale.
Mungesa e kullimit të tokave sipas tyre mbetet faktori kryesor që dëmton këto kultura.
Qindra hektarë toke bujqësore të fushës së Maliqt u përmbytën gjatë muajit janar si pasojë e çarjes së argjinaturës së lumit Devoll duke shkaktuar dëme kolosale për fermerët shumë prej të cilëve humbën plotësisht prodhimin ndërsa të tjerë shpresojnë që do të mund të marrin një sasi të vogël nga kulturat që kishin mbjellë.
Top Channel