Denni Xhepa siguron pjesëmarrjen në zbritjen e dytë në garën e slalomit Gjigant për meshkuj në Lojërat Olimpike Dimërore në Milano Cortina.

Në pistën e Stelvios, skiatori shqiptar e mbylli garimin e tij me kohën 1 minutë 20 sekonda dhe 56 të qintat, një kohë që erdhi edhe si pasojë e gabimeve në pjesë të pistës duke u renditur i 36. Gjithsesi Xhepa do të garojë në zbritjen e dytë ku do të niset i 36.

Përsa i përket rezultateve të zbritjes së parë, protagonist absolut u bë Lucas Pinheiro Braathen që e nisi i pari garimin duke regjistruar një kohë të shkëlqyer 1 minutë 13 sekonda e 92 të qintat, një kohë që ishte e pamundur nga askush, as nga Marco Odermatt dominuesi i Kupës së Botës që u rendit në vendin e dytë me 95 të qintat më shumë, ndërkohë që në vendin e tretë u pozicionua Loic Meillard.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB