Bllokohet aksi rrugor në dalje të tunelit të Llogarasë, autoritetet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në zonën e punimeve “Bashkëshortët e ardhshëm me vullnetin e tyre të lirë dhe të plotë, bien dakord dhe kërkojnë nga unë noteri, kontratë martesore”.
Kjo deklaratë i përket një kontrate paramartesore, në të cilën çiftet e reja përpara se të krijojnë familje bëjnë të qartë se cilët janë kufijtë e njëri-tjetrit për ruajtjen e buxhetit.
Përpara se të bashkohen në altar, e të celebrohen ligjërisht dhjetëra çifte po firmosin përherë e më shumë një kontratë të tillë paramartesore, e cila depozitohet në gjendjen civile së bashku me betimin e bashkëshortëve të ardhshëm.
Ky betim për pasuritë synon të ruajë të ndara pasuritë e secilit jo vetëm para martesës por edhe gjatë saj. Në një nga këto kontrata që TCH e disponon, çifti para se të lidhë kurorë, firmos detyrimin që secili do paguajë për jetesën e përbashkët.
Por buxhetet do jenë të ndara, deri aty sa nëse njëri prej tyre shlyen një borxh, detyrim apo gjobë të partnerit , ky i fundit është i detyruar ta kompensojë tjetrin me vlerën reale të vlerës.
Kjo po ndodh në një klimë kur perceptimi është se po ndodhin martesa me interes. Në kontratë çifti merr përsipër të paguajë detyrimet e përbashkëta si ushqimi, veshjet, strehimi dhe edukimi i fëmijëve, madje duke lënë të hapur edhe ditët e vështira kur njëri nga bashkëshortët mund të mbetet pa punë dhe pa të ardhura.
Dhe një kontratë e tillë që bëhet e detyrueshme me marrjen e certifikatës së martesës nga të sapo martuarit, po kopjohet si risi edhe nga çifte të martuar prej vitesh
Një kontratë e tillë nuk ka fuqi vetëm në një rast, nëse divorcoheni dhe nëse martesa shpallet e pavlefshme.
Top Channel