Një ndeshje spektakolare dhe plot polemika në javën e 25-të të Serie A, ku Inter triumfoi 3-2 ndaj Juventus falë një goli në minutën e 90-të nga Piotr Zielinski.

Zikaltrit kaluan të parët në avantazh në minutën e 17-të, kur një krosim i Luis Henrique u devijua në mënyrë fatkeqe nga Andrea Cambiaso, duke mposhtur portierin Michele Di Gregorio.

Mbrojtësi bardhezi reagoi shpejt dhe në minutën e 26-të barazoi shifrat, duke finalizuar një asist të Weston McKennie.

Pjesa e parë prodhoi tension maksimal. Interi goditi dy herë shtyllën, ndërsa në minutën e 42-të erdhi episodi më i diskutueshëm i sfidës: Pierre Kalulu, i ndëshkuar më herët me karton të verdhë, u përjashtua me të kuq për një ndërhyrje ndaj Alessandro Bastoni, vendim që shkaktoi protesta të forta pasi pamjet lanë dyshime për kontaktin. Me VAR-in që nuk ndërhyri, Juventusi mbeti me dhjetë lojtarë për gjithë pjesën e dytë.

Epërsia numerike u shfrytëzua nga Interi në minutën e 76-të, kur Sebastiano Esposito shënoi me kokë pas një tjetër asistimi të Federico Dimarco.

Megjithatë, bardhezinjtë nuk u dorëzuan. Në minutën e 83-të, Manuel Locatelli realizoi një gol të bukur me të djathtën, duke barazuar rezultatin në 2-2 dhe duke rikthyer emocionet.

Kur gjithçka dukej se po mbyllej në barazim, në minutën e 90-të Zielinski lëshoi një goditje të saktë nga jashtë zone, që përfundoi në rrjetë dhe shpërtheu festën në “San Siro”.

Me këtë fitore, Interi shkëputet në +8 pikë nga Milani në renditje, ndërsa Juventusi del nga fusha me kokën lart për rezistencën në inferioritet numerik, por i mposhtur në sekondat e fundit në një derbi që pritet të diskutohet gjatë për episodin e kartonit të kuq.

REZULTATI:

Inter 3-2 Juventus

Cambiaso (A.G) 17′, Esposito 76′, Zielinski 90′ / Cambiaso 26′, Locatelli 83′

Goli i Zielinskit (Video)

Goli i Locatellit (Video)

Goli i Espositos (Video)

Goli i Cambiasos (Video)

Autogoli i Cambiasos (Video)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB