Pakti i mbrojtjes së Kosovës, reagon NATO: Shqipëria dhe Kroacia kontribuojnë në stabilitetin rajonal Top Albania Radio, media e parë e parë e ndërtuar nga krijuesi i Top Media’s, Dritan Hoxha 28 vite më parë vjen sot e plotësuar 360 gradë duke mbuluar të gjithë hapësirën mediatike, radio, TV, YouTube, aplikacion web dhe rrjet social.
“Me kalimin e viteve, gjithmonë fuqia i është dhënë më shumë dëgjuesit e shikuesit. Kështu që në pesë vitet e fundit, u bëmë platforma e parë shqiptare që solli podcast-et, që programet të dëgjoheshin në të gjitha platformat në të gjithë botën. Më pas, përmes YouTube, radio filloi të shihet në thuajse në çdo gjë që bënte. Tashmë jemi në një kanal televiziv në Digitalb, në kanalin 10. Nuk kishim provuar ndonjëherë të printonim ndonjë gazetë, e bëmë edhe atë. Jemi gjithandej, e rëndësishme është që kur të dëgjosh ose shohësh, të jetë Top Radio“, u shpreh drejtori i Top Albania Radio, Ledio Liço.
Çfarë vjen më pas?
“E bukura është të mos dish se çfarë vjen më pas, ndryshe nuk do të jetonim me sytë nga e ardhmja. Ajo që unë pretendoj dhe uroj është që të gjithë ne që kontribuojmë për Top Albania të kemi të njëjtën pasion, të njëjtën dëshirë dhe të njëjtën dashuri për të“, tha Liço.
Radio që lindi në Ditën e të Dashuruarve hyri menjëherë në historinë e Shqipërisë si një faqe e re e revolucionit mediatik-audiovizual. Çdo 14 shkurt, Top Albania Radio, përcjell emocione dhe zgjon kujtime të paharrueshme te të gjithë shqiptarët e veçanërisht tek ata që radion e mbajnë gjithmonë ndezur. Gati tre dekada plot dashuri, energji, muzikë bashkëkohore dhe programe revolucionare që ecin me hapin e kohës.
“Të qëndrosh në radio është si të qëndrosh në shtëpi. Radio është shumë e rehatshme, kushdo arrin ta shohë në çdo ambient të saj“, theksoi drejtori i TAR.
Në prag të 30-vjetorit të Top Media-s, festimi i 28 viteve të Top Albania Radios është edhe një homazh për trashëgiminë e Dritan Hoxhës vizionari që besoi te një media më e lirë, më dinamike më moderne për shqiptarët.
Top Channel