Bllokohet aksi rrugor në dalje të tunelit të Llogarasë, autoritetet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në zonën e punimeve

14/02/2026 16:47

Bllokohet aksi rrugor në dalje të tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës.  

Bllokimi i rrugës ndodhi si pasojë e punimeve që po kryhen, ku masat e dheut dhe gurët përfunduan në rrugë, duke krijuar bllokim të përkohshëm të trafikut dhe radhë automjetesh.

Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi bën me dije se aksi rrugor qëndroi i bllokuar për rreth 30 minuta, ndërsa në vendngjarje ndërhynë mjetet e firmës që po kryen punimet për pastrimin e segmentit dhe hapjen e qarkullimit.

Pas ndërhyrjes, trafiku u rikthye gradualisht në normalitet, ndërsa autoritetet dhe punonjësit në terren u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në zonën e punimeve, veçanërisht në dalje të tunelit drejt Palasës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB