Deputeti i PD Klevis Balliu është takuar në Mynih me Ushtruesin e Detyrës së Nënsekretarit të Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Fitzsimmons.
“Ishte kënaqësi të takoja në Mynih Ushtruesin e Detyrës së Nënsekretarit të Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Alexander Fitzsimmons.
Gjatë bisedës sonë pata mundësinë ta falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i japin Shqipërisë. Theksova gjithashtu se opozita shqiptare është e vendosur në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe lidhjeve të karteleve të drogës me politikën.
Jemi mirënjohës që administrata aktuale amerikane ka forcuar përpjekjet në luftën globale kundër karteleve të drogës dhe krimit ndërkombëtar të organizuar. Bashkëpunimi i fortë ndërkombëtar mbetet thelbësor për garantimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe stabilitetit ekonomik në rajonin tonë”, shprehet Balliu.
Top Channel