“Po nuk dëgjuat unë çohem”, zbardhet debati pa media i Ramës me banorët që preken nga projekti TID: Nëse iki, ju dilni të humbur

14/02/2026 18:29

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të shtunë një takim me banorë të Durrësit, banesat e të cilëve preken nga zbatimi i projektit TID.

Takimi u mbajt pa praninë e mediave dhe u shoqërua me diskutime të forta dhe momente tensioni mes palëve.

Gjatë fjalës së tij, Rama pranoi se vlera e përllogaritur për dëmshpërblimin e pronave nuk është në nivelin e duhur. Ai theksoi se kishte shkuar për të diskutuar pikërisht çështjen e kompensimit dhe jo për të rihapur debatin mbi vetë projektin, duke e cilësuar çmimin e ofruar si të padrejtë për banorët.

“S’kam ardhur këtu të diskutoj projektin fare. Kam ardhur të diskutoj që vlera që vlera që ju kanë dhënë është e padrejtë”- ka thëne Rama.

Teksa që ka theksuar se ky projekt do zbatohet më çdo kusht, ndërkohë që i ka kërkuar banorëve që të mos “bëjnë karshillëk me komunista”, në të kundërt ai do largohej ta takimi. “Nëse filloni karshillëk me komunista, ju me tuajën, shteti më të vetën.  Ju do dilni të humbur se unë kam parë shumë vetë. Unë kam ardhur këtu që ju mos dilni të humbur. Po nuk dëgjuat çfarë them, atëherë do ngatërroheni me fjalët e juaja.

Unë thash që vlera e cila kanë përcaktuar nuk është e drejtë. Tani ngrihet ajo dhe me ma tregon prapë. Unë e thash vetë që në fillim dhe për këtë kam ardhur. S’kam ardhur këtu të diskutoj projektin fare. Kam ardhur të diskutoj që vlera që ju kanë dhënë është e padrejtë” ka deklaruar Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB