Trump lajmëron takimin me forcat speciale që morën pjesë në arrestimin e Maduros, prezent do jenë edhe familjarët e ushtarëve

13/02/2026 07:45

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Zonja e Pare, Melania Trump do të takohen sot me personelin ushtarak amerikan që mori pjesë në operacionin që kapi Presidentin venezuelian, Nicolas Maduro, efikasitetin e të cilit republikani nuk pushon së lavdëruari.

Takimi do të zhvillohet në Fort Bragg, në Karolinën e Veriut, me të pranishëm ushtarë të forcave speciale dhe anëtarë të familjeve të tyre, siç u njoftua nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt.

Trump e quajti atë “një nga operacionet ushtarake më të shkëlqyera, të shpejta dhe efikase që janë kryer ndonjëherë”.

“Ne hymë në një bazë ushtarake shumë të madhe dhe të fuqishme me një grup patriotësh tepër të aftë që e duan vendin tonë”, tha ai.

Ai theksoi gjithashtu, në intervista, përdorimin gjatë këtij operacioni nga forcat e armatosura amerikane të një arme të re dhe misterioze, të cilës i referohej me neologjizmin “Discombobulator” – nga folja discombobulate, që në anglisht do të thotë “të çorientosh”, “të shkaktosh përçarje”, “të shkatërrosh”. Bazuar në atë që tha, ka të ngjarë të jetë një sistem që lejon që sistemet e mbrojtjes ajrore të kundërshtarëve të çaktivizohen ose neutralizohen elektronikisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB