Tokat bujqësore kthehen në truall/ Periferia e Tiranës shtrenjtohet, çmimet e tokës rriten deri në 6 herë

13/02/2026 19:48

Tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës po shndërrohen në truall ndërtimi. 

Ky trend ka filluar që me ndërtimin e rezidencave dhe bizneseve luksoze në këto lokalitete, për pasojë edhe çmimet  e tokës për metër katrorë u rritën në mënyrë të shpejtë. Zona më e shtrenjtë periferike është ajo e Farkës, ku brenda një 5-vjeçari çmimi i tokës kushton 6 herë më tepër. Po ashtu e njëjta situate shihet edhe tek zonat e tjera periferike të kryeqytetit, si Mulleti, Peza dhe Petrela. Ata që po zgjedhin të jetojnë në periferi më së shumti I përkasin shtresës së kamur.

“Të gjithë zonat kanë pasur rritje në Prezë, Nroq, Farka, Pëllumbasi. Por mendoj që rritjen më të madhe e ka pas Farka. Nëse më parë mund ta gjenim metrin katrorë më 40-50 mijë lekë të vjetra për metër katrorë, tashmë ka shkuar në 150-300 mijë lekë të vjetra metri katrorë. Marrim zonën e rreth rrotullimit e Mulletit ka pësuar shumë rritje më parë ishte toka 30-40  mijë lekë të vjetra metri katrorë, sot është 70-100 mijë lekë të vjetra për metër katrorë”, u shpreh Ervin Dermixhiu.

Dikur në fshatin Mynik të Ndroqit, infrastruktura rrugore I mbante larg blerësit. Ndërsa sot banorët flasin për një tjetër realitet.

“Unë jam Selim Bardhi, banor i fshatit Mnyk dhe zotëroj 3000 metra katrorë tokë. Para dhjetë vitesh këtu nuk interesohej njeri për të blerë, pasi u ndërtua rruga 1 metër katrorë këtu kushtonte 10-15 mijë lekë të vjetra  për metër. Pas investimit të rrugës çmimi për metër katrorë shkoi 40-50 mijë lekë të vjetra  për metër katrorë. Pra kjo tokë e imja kushton 150 milionë lekë të vjetra”, u shpreh banori.

Pavarësisht këtyre zhvendosjeje, qendra e Tiranës mbetet zona më e lakmuara dhe njëkohësisht edhe më e shtrenjta që po merr gjithnjë më shumë zhvillim me ndërtimet e reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB