Mbi 17.000 m2 tokë arë, apartamente dhe kuota të 5 shoqërive, Prokuroria e Fierit kërkon konfiskimin e pasurive të të dënuarit për drogë në Itali
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ishte e ftuar nderi në Ballon e Operës së Vjenës.
Në një postim në Facebook ministrja ndau foto nga eventi dhe shkroi: “Me ftesë të posaçme të Ministres Federale për Punët e Jashtme të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, në Ballon e Operës së Vjenës, e mbajtur nën patronazhin e Presidentit Federal, Dr. Alexander Van der Bellen”.
Postimi i Ministres Elisa Spiropali:
Me ftesë të posaçme të Ministres Federale për Punët e Jashtme të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, në Ballon e Operës së Vjenës, e mbajtur nën patronazhin e Presidentit Federal, Dr. Alexander Van der Bellen.
Ftesa e nderit në emër të Shqipërisë në këtë event tradicional që daton nga shek. XVIII, instrument i fuqishëm i diplomacisë kulturore, është tregues i respektit, besimit dhe vlerësimit me të cilin miqtë austriakë, shohin dhe trajtojnë Shqipërinë si pjesë e natyrshme e miqësive dhe aleancave të tyre.
Top Channel