Gjatë ndeshjes së FA Cup mes Chelsea dhe Hull, disa tifozë janë arrestuar për thirrje homofobike në stadiumin MKM.

Gjatë ndeshjes, një mesazh është transmetuar nëpërmjet ekranit gjigant në stadium, ku u paralajmërua për “thirrje diskriminuese” dhe u kërkua që ato të ndalen menjëherë.

Në mesazhin e shpallur, thuhej: “Ka pasur thirrje diskriminuese nga brenda stadiumit. Kjo është e papranueshme dhe duhet të ndalet menjëherë. Nëse dëgjoni ndonjë incident tjetër, ju lutemi raportojeni menjëherë te steward-i më i afërt.”

Për të ndaluar përshkallëzimin e situatës, një njoftim në minutën e 64-të njoftoi se ishin marrë masa, duke përfshirë arrestimin e disa tifozëve.

Edhe pse atmosfera në stadium dhe në fushë ishte e qetë, incidenti i thirrjeve homofobike solli shqetësim. Nuk është e qartë se cilët tifozë janë arrestuar apo kundër kujt janë drejtuar thirrjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB