Shisnin kokainë në një lokal në Kukës, arrestohen tre persona
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Kavajës, aty ku u takua me kryebashkiakun Fisnik Qosja.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Hajdari shkruan se kjo vizitë ishte një mundësi shumë e mirë për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të forcuar komunikimin institucional në shërbim të qytetarëve.
“Sot realizova vizitën time të parë në Kavajë, një takim i rëndësishëm dhe mjaft frymëzues për mua.
Falënderoj z. Fisnik Qosja, Kryetarin e Bashkisë Kavajë, për mikpritjen e ngrohtë dhe për gatishmërinë për bashkëpunim. Gjatë kësaj vizite patëm mundësinë të prezantohemi dhe të zhvillojmë një takim konstruktiv me drejtorët e bashkisë, ku diskutuam mbi prioritetet, sfidat dhe projektet që synojnë zhvillimin e mëtejshëm të qytetit.
Kjo ishte një mundësi shumë e mirë për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të forcuar komunikimin institucional në shërbim të qytetarëve.
Me besim të plotë se përmes dialogut dhe angazhimit të përbashkët do të arrijmë rezultate konkrete për komunitetin”, shkruan Hajdari.
Top Channel