Tre persona janë vënë në pranga në Kukës, pasi dyshohen për shitje kokaine.

Strukturat e DVP Kukës, pas një hetimi 3-mujor, bazuar edhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative se disa shtetas merreshin me veprimtari kriminale në fushën e shitblerjes së lëndëve narkotike.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. I., 22 vjeç, E. K., 20 vjeç, H. E., 60 vjeç, banues në Kukës.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalin e shtetasit H. E., ku gjatë kontrollit në lokal u gjetën dhe u sekuestruan 459 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, si dhe 12.5 gramë kokainë e ndarë në doza gati për shitje.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB