Përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec, ADN e fetusit vërteton se është abuzuar dhe lënë shtatzënë nga i moshuari

13/02/2026 12:16

ADN-ja hedh dritë mbi rastin e përdhunimit të 12 vjeçares në Pogradec.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se analiza e ADN-së ka përputhur materialin gjenetik të fetusit me atë të të dyshuarit, një 67 vjeçar i identifikuar si Rrushan Selko me njohje familjare me familjen e vajzës.

Sipas informacioneve, e mitura ka dëshmuar në prani të psikologut, duke treguar për kërcënimet e vazhdueshme që i janë bërë për të mos e bërë publike ngjarjen. Ndërkohë, familjarët janë marrë disa herë në pyetje, ndërsa hetuesit po punojnë për të dokumentuar çdo detaj të rastit, raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule.

Autoritetet kanë theksuar se rasti po trajtohet me prioritet maksimal, si për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ashtu edhe për garantimin e mbështetjes mjekësore dhe psikologjike për të miturën. Mësohet se mjekët kanë vendosur që e mitura të kryej abort, për shkak të problemeve shëndetësore dhe moshës. Ngjarja e rëndë u zbulua në Pogradec dhe u bë publike në media në 30 dhjetor.

Hetimet kanë nisur menjëherë pas konfirmimit të shtatzënisë së të miturës, e cila në atë kohë rezultoi rreth 22 javëshe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB