Icardi dhe Osimhen, dërgojnë sinjalet e para për ish-trajnerin e tyre, Spalletti, tashmë tek Juventusi 13/02 21:58
Milani arriti një fitore të rëndësishme përballë Pisas në sfidën hapëse të javës së 25-të të Serie A me rezultatin 1-2.
Takimi nisi mjaft mirë për të besuarit e Allegrit, por goli erdhi në minutën e 39’ nga Loftus-Cheek.
Në minutën e 56’, Fullkrug gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke humbur mundësinë të dyfishonte shifrat.
Loyola barazoi në minutën e 71’ duke shtangur kuqezinjtë, por në minutën e 85’, Luka Modric siguroi tre pikët.
“Djalli” u detyrua ta mbyllte ndeshjen me 10 lojtar, pas daljes me karton të kuq të Rabiot në minutën e 91’.
Kështu Milani shkon në kuotën e 53 pikëve, 5 më pak nga Interi kryesues.
REZULTATI:
Pisa 1-2 Milan
Loyola 71’ / Loftus-Cheek 39’, Modric 85’
Top Channel