“Nuk dua t’ju humbas”, Friedrich Merz i shqetësuar për procesin e zgjerimit: Duhet një plan i ri për afrimin me BE-në Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi sot protestën e ditës së martë si dhe arrestimin e disa prej protestuesve.
Kryedemokrati tha se kryengritja paqësore nuk do ndalojë sepse “Edi Rama nuk e dorëzon veten”. Ndër të tjera ai tha në protestën e fundit urdhri ishte të arrestohen të rinjtë dhe shprehu se në atë të radhës do jetë dyfishi i tyre i pranishëm.
“Kryengritja paqësore nuk ndalet. Ne jemi në kryengritje paqësore, ne jemi të bindur se Edi Rama nuk dorëzon veten e tij. Unë i them Edi Ramës se nuk do të shpëtosh dot me asgjë. Unë i përshëndes heronjtë e protestës, të cilët janë, të rinj nga 16 në 21 vjeç. Që janë sot në gjykatë, pa asnjë akuzë vetëm për urrejtjen patologjike të Edi Ramës, ndaj të rinjve. Urdhri ka qenë të arrestohen të rinj. Por unë ju siguroj se protestën tjetër do të jetë dyfishi i të rinjve, se zemërimi i të rinjve është i pakufishëm ndaj tij, që do tani të ndryshojë dhe ligjet, që të krijoje dhe një parzmorë tjetër që të vjedhë e të vjedhë si një i pangopur dhe këta të ja mbathin nga Shqipëria”, u shpreh Berisha.
Top Channel