E rëndë në Durrës/ Babai ndjek vajzën me thikë, pas ndërhyrjes së policisë, plagos veten
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka uruar ish-demokratin Dashnor Sula për detyrën e re si Kryeinspektor i Përgjithshëm.
Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se i uron punë të mbarë si kryeinspektor, ndërsa i kujton se “gjoba nuk është alternativë e parë”.
Nuk mungon as ironia në urimin e Braçes, kur e pyet: “Kush do të flasë për fshatin tani?”.
“Urime Dash! Punë të mbarë! Sinqerisht! Dua shumë t’i hysh e t’i dalësh në fund, siç ligji parashikon: Gjoba nuk është alternativë e parë! Po e bëre këtë, ia ke dalë! Ndërkohë, një merak e kam: Kush do të flasë për fshatin tani? Se ti flisje gjithmonë për fshatin, veçanërisht këtë sezon. Të ndiqja edhe unë. Tani kush do të flasë? Është humbje e madhe për fshatin, Dash! Mendoje edhe këtë!” – thuhet në reagimin e Braçes.
Top Channel