U godit tre ditë më parë nga një stuhi e fuqishme, shkon në 40 numri i viktimave në Madagaskar Frika e luftës ka përfshirë Europën, një sondazh i fundit tregon se rreth 68% e europianëve janë të bindur se vendet e tyre përballen me kërcënime, ndërsa 42% shprehen se edhe siguria e tyre personale është në rrezik.
Anketimi, i realizuar nga kompania Demoscopy me seli në Bruksel me kërkesë të Komisionit Europian përpara Konferencës së Sigurisë në Mynih, tregon se perceptimi i nivelit të rrezikut ishte më i lartë në Francë me 80%, pasuar nga Holanda dhe Danimarka 77%, dhe Gjermania 75%.
Sa i përket investimeve në fushën e mbrojtjes, 32% e të anketuarve vlerësojnë se Bashkimi Europian nuk ka bërë mjaftueshëm, ndërsa 34% mendojnë se edhe vendet e tyre kanë dështuar të ndërmarrin hapat e duhur. Një pjesë e qytetarëve të intervistuar i besojnë, megjithatë, BE-së kur vjen fjala tek forimi i mbrojtjes dhe sigurisë.
Niveli më i lartë i besimit në këtë drejtim u regjistrua në Luksemburg dhe Portugali. Ndërkohë, me skeptikët rezultojnë italianët, gjermanët dhe francezët, që në masë të madhe nuk pajtohen me këtë vlerësim.
Sondazhi është zhvilluar online në datat 5 deri më 12 janar, me pjesëmarrjen e rreth 27 mijë qytetarëve nga të 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian.
Top Channel