“Babi ju do shumë”/ Pa videon e gruas duke u puthur me tjetrin, 40-vjeçari vret dy fëmijët e mitur dhe më pas veten
Engjëll Agaçi, i cili prej 2013 kur socialistët erdhën në pushtet ka mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm në Kryeministri, besohet të ketë dhënë dorëheqjen.
Burime jo zyrtare nga qeveria pohojnë se vendin e tij do ta mbajë Elsonida Rama e cila më parë ka punuar në drejtorinë e kodifikimit në ministrinë e drejtësisë.
Ndërsa vendin e lënë bosh nga Vali Bizhga si shefe kabineti e kryeministrit do ta mbajë Vilma Guri. Sugjerohet se postin e lënë bosh të Engjëll Agacit kryeministri Edi Rama fillimisht ia ka propozuar Erald Jonuzajt aktualisht Drejtori juridik i Kryeministrisë por ai nuk e ka pranuar.
Zonjat Rama dhe Guri pohojnë të njëjtat burime janë prezantuar sot gjatë një mbledhje të gjatë pune mes kryeministrit dhe ministrave.
Top Channel kontaktoi zyrën e shtypit në kryeministri për një reagim zyrtar për këto dy emërime të reja dhe deri më tani nuk ka marrë ende një përgjigje.
Top Channel