Një konflikt brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Qerret të Katundit të Ri, në Durrës.
Shtetasi Ardjan Varrosi nga ky fshat, mësohet se është vetëplagosur me thikë pas një konflikti brenda familjes me të bijën.
Ai ka dalë nga banesa duke e ndjekur vajzën me thikë në dorë, pas konfliktit për motive të paqarta.
Ndërhyrja e një patrulle policie që ndodhej në zonë, ka parandaluar më tej konfliktin, ndërsa në gjendje të rënduar Varrosi është vetëplagosur.
Burimet nga policia bëjnë me dije për korrespondenten e Top Channel Vali Qyrfyçi se i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor po heton nëse ka pasur ushtrim dhune në familje nga kryefamiljari, i cili paraprakisht deklarohet se ka qenë në gjendje të dehur.
Top Channel