Llogaritë online pro-ruse lidhin dokumentet e Epstein me Ukrainën: Është një qendër globale për trafikimin e fëmijëve
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 58-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se vrau nënën e tij 86-vjeçaree.
Mediat italiane raportojnë së 58-vjeçari e kishte varrosur trupin e saj në një pylli pranë Palazzina di Caccia në Torino.
E moshuara ishte shpallur e zhdukur prej një muaji, ndërsa alarmin e ngriti një e njohur e 86-vjeçares, e cila kishte humbur kontaktet me të.
Policia italiane kontaktoi djalin e saj dhe e mori në pyetje. Ai pretendoi se trupin e mamasë së tij e kishte varrosur pasi ajo kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Më pas djali i të moshuarës ndryshoi dëshminë dhe pranoi se e kishte vrarë dhe varrosur, duke deklaruar se kishte frikë të humbiste pensionin e saj, që sipas tij ishte i vetmi burim të ardhurash.
Hetimet vijojnë për të sqaruar motivet dhe rrethanat e plota të krimit, ndërsa autopsia pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.
Top Channel