OKB publikon raportin mbi grupin e lidhur me Shtetin Islamik: U penguan 5 atentate ndaj presidentit Al Sharaa dhe ministrave sirianë gjatë vitit të kaluar 12/02 18:09
Një grua 50-vjeçare u arrestua në Paris, pasi dyshohet për vrasjen e dy foshnjave të saj, ndërsa rasti u zbulua pasi trupat e dy të porsalindurve u gjetën brenda një frigoriferi.
Sipas gjetjeve paraprake të hetimit, dyshimet bien mbi nënën e fëmijëve, e cila thuhet se ishte larguar nga shtëpia pa njoftuar askënd, ndërsa raportohet se është nënë e nëntë fëmijëve nga dy martesa të ndryshme.
Sipas raportimeve, ngjarja doli në dritë kur i ati njoftoi autoritetet se kishte gjetur trupin e një të porsalinduri në frigoriferin e shtëpisë së tij, ndërsa oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje zbuluan edhe trupin e një foshnje të dytë në të njëjtën banesë.
Top Channel