OKB publikon raportin mbi grupin e lidhur me Shtetin Islamik: U penguan 5 atentate ndaj presidentit Al Sharaa dhe ministrave sirianë gjatë vitit të kaluar
Një gjykatës federal ka caktuar shkurtin e vitit 2027 për gjyqin e BBC-së për shpifje të Presidentit Donald Trump, i cili kërkon 10 miliardë dollarë dëmshpërblim për një dokumentar të transmetuar nga kanali që kishte redaktuar kontekstin e fjalëve të presidentit.
Pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, BBC transmetoi fragmente të fjalimit të Trump më 6 janar 2021, të redaktuara për të treguar se ai i nxiste mbështetësit e tij të sulmonin Kapitolin.
Dhjetorin e kaluar, presidenti amerikan ngriti një padi në një gjykatë federale të Floridës, duke akuzuar kanalin britanik për shpifje dhe shkelje të ligjit mbi praktikat tregtare. Ai kërkon dëmshpërblim prej 5 miliardë dollarësh për secilën nga akuzat.
Avokatët e BBC-së u përpoqën ta rrëzonin çështjen, duke argumentuar se Donald Trump nuk pësoi dëme pasi programi i lajmeve Panorama, në të cilin u shfaqën pamjet e redaktuara, nuk transmetohet në Shtetet e Bashkuara. Kryetari i grupit britanik, Samir Shah, gjithashtu i dërgoi një letër Trump, duke kërkuar falje “për mënyrën se si u redaktuan pamjet”, por ai kundërshton se “ekziston një bazë ligjore për një padi”.
Rasti çoi së fundmi në dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të BBC-së, Tim Davey, dhe shefes së lajmeve të BBC-së, Deborah Turnes.
Në të kaluarën, presidenti amerikan ka kërcënuar ose paditur shumë grupe gazetarësh amerikanë, dhe disa prej tyre kanë paguar shuma të konsiderueshme për të ndaluar paditë e presidentit.
Top Channel