“Ti që i ke shërbyer Serbisë, liroje atë foltore se le nam”, Balla ironi me Berishën, kërkesë Peleshit: Të hartojmë një deklaratë në mbështetje të liderëve të UÇK

12/02/2026 10:39

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit që të mbyllet seanca dhe të mblidhet Komisioni i Jashtëm, që të hartohet një deklaratë me mbështetjen e palëve politike, për t’i bërë të qartë Hagës sipas tij, se Shqipëria nuk është dakord me pretencën për ish-liderët e UÇK-së dhe se po hidhet baltë ndaj tyre dhe luftës për liri. 

“Jemi sot në një seancë pak ditë nga një aktakuzë e turpshme e dhënë… pusho moj ti, pusho se le nam (i drejtohet Ina Zhupës)… 180 vite burg është kërkuar për ish drejtuesit e UCK, kërkesa është që Kuvendi të ndërpresë punimet menjëherë të ngarkojmë zotin Hasani dhe Shehu në komisionin e Politikës së Jashtme dhe të përgatisim me urgjencë një deklaratë që duhet të gëzojë mbështetjen e palëve për t’i bërë të qartë Hagës që populli shqiptar nuk pranon dot një baltë të tillë të hedhur kundër popullit shqiptarë”, tha Balla, teksa iu drejtua Berishës duke i kërkuar që të lirojë foltoren.

“Kjo deklaratë duhet të miratohet menjëherë, dhe ti që i ke shërbyer gjithë jetën tende Serbisë liroje atë foltore se le nam”, i tha Balla.

Fjala e plotë e Ballës: 

Së pari në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste ua t’i bëj 1 thirrje Partisë Demokratike të distancohet nga dhuna e përsëritur në protestat e thirrura nga kjo parti. Cdo parti politike ka të drejtë legjitime të protestojë dhe kjo është e garantuar në Kushtetutë dhe ligj, por çdo parti politike apo formacion që thërret një protestë mban përgjegjësi për mbarëvajtjen e këtyre protestave.
Duket qartë që personat e përfshirë në aktet e dhunës janë persona të nxitur, të dyshuar, të paguar për të kryer ato akte dhune.

Kjo është çështja e parë dhe mendoj që Partia Demokratike, një anëtare e Partisë Popullore Europiane duhet të distancohet nga këto akte dhune, ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë me urgjencë duhet të shprehet në mbrojtje të punonjësve të Policisë së Shtetit.

I urojmë shërim të shpejtë punonjësve të Policisë së Shtetit.
Dhe të kërkojmë nga Prokuroria aplikimin e të gjitha atyre masave shtesë që kemi marrë në vitin 2019–2020 për paprekshmërinë e uniformës së policit të shtetit, mos harroni asnjëherë që punonjësit e Policisë së Shtetit kanë derdhur gjak dhe vënë në rrezik jetën e tyre në këto raste.

E dyta zoti kryetar i Kuvendit për procedurë ishte propozim zoti kryetar dhe besoj që edhe ju duhet të mbani shënim, Kuvendi i Shqipërisë duhet të shprehet për këtë çështje tjera që kam.
Zonja e zotërinj deputetë.
Popull shqiptar që na ndjek sot nga kjo seancë.
Jemi sot në një seancë pak ditë nga një aktakuzë e turpshme.

Ditën e hënë jemi njohur me një aktakuzë të turpshme në ngarkim të 4 udhëheqësve të UÇK-së.

180 vjet burg janë kërkuar ndaj udhëheqësve të UÇK-së një aktakuzë e padëgjuar, ndërkohë që për asnjërin nga personat e marrë përgjegjës penal të ushtrisë serbe në Kosovë nuk ka ndodhur gjë e tillë.
Vetëm për Ratko Mladiç është kërkuar 40.

Kërkesa për procedurë është Kuvendi i Shqipërisë të ndërpresë punimet menjëherë, të ngarkojmë zotin Hasani dhe zotin Shehu në Komisionin e Politikës së Jashtme dhe të përgatisim me urgjencë një deklaratë të Kuvendit të Shqipërisë, e cila duhet të gëzojë mbështetjen e të gjitha palëve në Kuvendin e Shqipërisë për t’i bërë qartë Hagës dhe çdo aktori tjetër se Shqipëria dhe shqiptarët, populli shqiptar nuk mund ta pranojnë 1 baltë të tillë.
Hedhur kundër 1 lufte çlirimtare, sikurse ka qenë ajo e popullit shqiptar të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo deklaratë e Kuvendit të Shqipërisë duhet të miratohet menjëherë dhe ti që i ke shërbyer gjithë jetën tënde Serbisë, liro atë foltore se lë nam.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB