“Dani ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë”/ Jonida Maliqi flet për të birin në “Goca dhe Gra”: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të 07/11 21:25
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në seancën plenare të kësaj të enjte u ndal te protesta e opozitës.
Ai akuzoi Forcat RENEA për arrestimet e kryera dhe se nuk njohin deputetët, duke u ndalur te deputeti i PD-së, Bledjon Nallbati që u godit gjatë protestës.
“Sot mungon Bledjon Nallbati dhe e dini pse? Sepse e ka goditur policia dhe e ka të pamundur.
Nxirrni dhe njerëz, Forcat RENEA nuk njohin deputetët. Mirëpo këto Forcat RENEA kë njohin? Ministrja të dalë dhe të bëjë një bilanc të thjeshtë. Forcat RENEA arrestojnë adoleshentët, godasin deputetët e opozitës, akuzojnë adoleshentët se kanë hedhur molotovë, ndërkohë në video u duk e kundërta”, tha Boçi.
Top Channel