Reshje dëborë në qarkun e Korçës, autoritetet thirrje shoferëve që të kenë kujdes në qarkullim
12/02/2026 12:40
Reshje dëbore janë regjistruar në fshatin turistik të Dardhës në Korçë, në një lartësi mbi 1300 metra mbi nivelin e detit, ku trashësia e dëborës ka arritur nga 5 deri në 10 cm.
Autoritetet vijojnë punën për pastrimin dhe kriposjen e rrugës, për të garantuar qarkullim të sigurt për banorët por edhe vizitorët.
Drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes të shtuar dhe të përdorin goma dimërore.
Top Channel