“Të mbrohemi nga kërcënimi rus”/ SHBA i bën thirrje vendeve europiane të NATO-s: Rrisni kapacitetet luftarake
Sekretari i përgjithshëm i qeverisë britanike, Chris Wormald, ka dhënë dorëheqjen, duke u bërë zyrtari i tretë i lartë që largohet nga kabineti i kryeministrit Keir Starmer brenda pak ditësh.
Më parë u larguan edhe shefi i stafit të Starmer, Morgan McSweeney, dhe drejtori i komunikimit, Tim Allan.
Lëvizjet e fundit lidhen me ristrukturimin e stafit qeveritar dhe me tensionet që kanë lidhur me emërimin e ish-ministrit dhe ish-ambasadorit Peter Mandelson si ambasador në Shtetet e Bashkuara, i cili është në qendër të polemikave pas shfaqjes së emrit të emrit të tij në dokumentet e dosjes “Epstein”.
Kryeministri Starmer e përshkroi Wormald si një “bashkëpunëtor të shkëlqyer” dhe falënderoi për mbi 35 vite shërbim publik.
Nga ana e tij, Wormald e cilësoi detyrën si “nder dhe privilegj”, duke falënderuar bashkëpunëtorët e tij.
Ai qëndroi në post vetëm një vit, duke u bërë një nga sekretarët e përgjithshëm me mandatin më të shkurtër në historinë britanike.
Dorëheqja vjen ndërsa dokumente të publikuara nga Departamenti amerikan i Drejtësisë lidhin Peter Mandelson me financierin e dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein, çka ka rritur diskutimet mbi gjykimin politik të Starmer dhe ka ndikuar në rënien e popullaritetit të tij, vetëm 18 muaj pas fitores së thellë në zgjedhjet parlamentare.
Zhvillimet e fundit tregojnë për një periudhë të trazuar brenda qeverisë britanike, ku largimet e njëpasnjëshme dhe skandalet personale po sfidojnë stabilitetin e kabinetit të Starmer.
Top Channel