“A je në vete apo jo? Unë në mes të fjalës, ti do procedurë”/ Peleshi përplaset me Shehajn, deputeti: Tërhoqët votimin se s’kishit vota Sali Berisha qëndroi jashtë forumit të dialogut, por partitë e reja nuk u tunduan.
Agron Shehaj dhe Arlind Qori bojkotuan tryezën ndonëse PD u përfaqësua nga Luçiano Boci dhe Ilir Alimehmeti. Adriatik Lapaj zgjodhi të qëndrojë në shesh pasi po pret që me parë t’i plotësohen kushtet e tij.
“Kemi këtu rreth 15 parti politike dhe një lëvizje të rëndësishme si ajo e Diasporës për Shqipërinë e Lirë”, u shpreh nismëtari i Forumit për Dialogun Politik, Ermal Hasimja.
Nuk shoh ndonjë arsye që “Shqipëria Bëhet” të mos jetë pjesë e kësaj tryeze, por ata janë në pritje të produkteve konkrete të saj, veçanërisht sa i përket protestave të vazhdueshme në shesh.
I mandatuari i Sali Berishës konfirmoj se kushti kryesor i Lapaj do realizohet në protestën e 20 shkurtit.
15 partitë që i thane po ftesës së Ermal Hasimes hodhën hapin e parë drejt një fronti të gjerë opozitar që synon koordinimin e qëndrimeve për kodin elektoral, drejtësinë dhe krijimin e një qeverie transitore.
“Këto ishin pikat kryesore për të cilat diskutuam. Siç e thashë, është tryeza e parë dhe jemi shumë të kënaqur. Do të vijojmë me aspektet teknike, si për shembull përzgjedhja e një kodi zgjedhor të unifikuar dhe të rakorduar, të cilin më pas Partia Demokratike, për shkak të peshës që ka në Komisionin e Reformës Zgjedhore, do ta çojë në forumin e duhur”, tha Hasimja.
Sali Berisha nuk priti por nxitoi të thërrasë me 20 shkurt proteste por ftesa për pjesëmarrje nuk mungoi as nga forumi i dialogut opozitar.
Top Channel