Mblidhet sot Kuvendi i Kosovës, në rend dite formimi i komisioneve parlamentare dhe rezoluta e PDK për procesin në Gjykatën Speciale

12/02/2026 16:36

Kuvendi i Kosovës mblidhet sonte në orën 19:00, ndërsa në rend dite është formimi i komisioneve parlamentare dhe rezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për procesin në Gjykatën Speciale.

Po ashtu, në këtë seancë pritet të shqyrtohet edhe kërkesa e qeverisë për ndarjen buxhetore për muajin mars.

“Në orën 19:00 do të njoftoheni se kush kryeson dhe kush do të kryesojë këto komisione parlamentare, por ajo që është e rëndësishme është se Vetëvendosje do të kryesojë 9 komisione, PDK tri, LDK dy, Lista Serbe një dhe Grupi Multietnik do ta kryesojë një komision. Po ashtu, miratuam që të trajtohet kërkesa e Qeverisë për ndarjen buxhetore për muajin mars 1/12-ta sipas Ligjit të Qeverisë dhe në anën tjetër rregulloren e punës së Qeverisë”, tha kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB