Mbetjet toksike të Kurum, arrestohet 37-vjeçari i shpallur në kërkim, inspektor i mjedisit në portin e Durrësit

12/02/2026 15:27

Policia e Durrësit ka arrestuar Xhulio Golgota.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kapën dhe ndaluan Xhulio Golgota, 37 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 03.02.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës'”, njofton policia.

Golgota ka qenë inspektor i mjedisit në port, në kohën kur është eksportuar sasia e mbetjeve të rrezikshme të Kurumit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB