“Unë për ty isha Skënderbeu, ti nga Mamica u bëre flamingo”, Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit, por nuk u hodh në votim. Replika e deputetes: Jam kundër atyre që abuzojnë me pushtetin 14/11 23:02
Mes tensionesh dhe batutash është shoqëruar seanca e sotme e Kuvendit.
Gjatë fjalës së tij sot në seancë ndër të tjera Sali Berisha iu drejtua ministres Albana Koçiu duke i thënë “ Kujdes se do kesh fatin e atij Hoxhës”, duke iu referuar deputetit Ervin Hoxha.
Ndërkohë ish-ministri Hoxha iu përgjigj Berishës duke i thënë me ironi: Po pe s’ke besim ti te unë? Po pse unë nga ministër u bëra deputet, nuk ke besim? Nuk është rrugëtim i mirë ky? Po pse të kam zhgënjyer unë?
Pas këtyre komenteve, në sallë kanë shpërthyer të qeshurat.
Top Channel