WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj
Komentet e pronarit të Manchester United, miliarderit Jim Ratcliffe, rreth Britanisë së Madhe si “koloni e emigrantëve” kanë shkaktuar një valë reagimesh politike dhe publike.
Kryeministri britanik Keir Starmer e quajti deklaratën e Ratcliffe “ofenduese dhe të gabuara” dhe kërkoi falje të menjëhershëm.
Manchester United part-owner has told @EdConwaySky the UK has been "colonised" by immigrants, who are draining resources from the state, as he warns of the country facing profound political, social and economic challenges.
🔗 https://t.co/bie6uFZ1Tp pic.twitter.com/qFpiO0HkfO
— Sky News (@SkyNews) February 11, 2026
Offensive and wrong.
Britain is a proud, tolerant and diverse country.
Jim Ratcliffe should apologise.https://t.co/7mSnVV33oo
— Keir Starmer (@Keir_Starmer) February 11, 2026
Ratcliffe, në një intervistë me Sky News, u shpreh se Mbretëria e Bashkuar po përballet me sfida ekonomike për shkak të emigracionit dhe shpenzimeve sociale, duke pohuar se vendi është “në thelb një koloni emigrantësh”. Ai gjithashtu kritikoi aftësitë udhëheqëse të Starmer, duke thënë se janë të nevojshme vendime të vështira për të rikthyer ekonominë në rrugën e duhur.
Komentet e biznesmenit shkaktuan reagime të ashpra nga zyrtarët e qeverisë, duke përfshirë zëvendësministrin e drejtësisë Jake Richards, i cili e quajti Ratcliffe “hipokritik”, duke vënë në dukje transferimin e tij në Monako për kursime fiskale. Downing Street theksoi se deklaratat e Ratcliffe shërbejnë për të ndarë vendin dhe kërkoi falje të menjëhershme.
Reagimet nuk munguan as nga tifozët e Manchester United. Disa e cilësuan komentet e tij si “turp absolut”, ndërsa të tjerë mbështetën pikëpamjet e tij, duke theksuar guximin për të folur hapur.
Çështja e emigracionit mbetet qendrore në debatin politik, pasi më shumë se 65,000 migrantë të parregullt kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar që nga marrja e detyrës nga Starmer në korrik 2024. Sfida e kryeministrit është të balancojë politikat e imigracionit me presionin publik dhe reagimet e sektorëve të ndryshëm të shoqërisë.
Top Channel