Edicioni i pestë i Nations League vjen me risi, Shqipëria do të ketë një shans të artë, të sigurojë edhe Europianin nga Liga C Kreu i Partisë Mundësia, dhe deputet i Kuvendit, Agron Shehaj, në nisje të seancës i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit si drejtues i Këshillit të Mandateve, duke i thënë se kanë “kyçur dosjen e SPAK për Ballukun”, duke thënë se do duhet që ta vënë në dispozicion.
“Tani kjo nuk është vetëm një shkelje e rregullores dhe Kushtetutës: Ju po mbroni korrupsionin me postin tuaj, me këto veprime zoti kryetar po mbroni të korruptuarit dhe kjo është e papranueshme. Kërkojmë që sa më shpejt të na vihet në dispozicion dosja se na takon jo se na bëni ndonjë nder”, tha ai.
Ndërkohë Peleshi i kujtoi se ka urdhër nga SPAK që këto dokumente të mos bëhen publike.
“Ju thatë që materialet janë kyçur, unë do ta shtoj akoma më tepër dhe do kujtoj që gjithë deputetëve që kanë tërhequr materiale të mos i bëjnë publike se bëhet fjalë për një sekret hetimor, ka urdhër të prokurorit për të mos publikuar materialet dhe unë jam në zbatim të atij ligji ndërsa ju keni të drejtën tuaj të konsumoni politikë, të rrisni klikimet tuaja, por kjo nuk më intereson fare”, tha Peleshi.
Top Channel