Grabitja e bankës në Tiranë, këta janë dy efektivët e policisë që arrestuan autorin në flagrancën Përtej debateve për çështjet brenda vendit, e gjithë politika u bashkua në seancën e të enjtes me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po përballen në gjyqin në Hagë.
Të majtë e të djathtë u bënë bashkë dhe miratuan me 92 vota pro një rezolutë në mbrojtje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Projekt-rezoluta u propozua në nisje të seancës nga kreu i grupit socialist, Taulant Balla, dhe u hartua nga socialisti Igli Hasani dhe demokrati Tritan Shehu.
Rezoluta thekson mbështetjen totale ndaj luftës çlirimtare të Kosovës kundër regjimit të Millosheviçit dhe e gjithë politika, të majtë dhe të djathtë, dënuan njëzëri kërkesën e Prokurorisë në Hagë për dënimin me 180 vite burg të 4 ish-krerëve të UÇK-së.
Katër ish-udhëheqësit e UÇK-së po përballen prej vitesh në Hagë me akuzat për krime lufte, ndërsa tashmë procesi gjyqësor është në fazën përfundimtare.
Top Channel