OKB publikon raportin mbi grupin e lidhur me Shtetin Islamik: U penguan 5 atentate ndaj presidentit Al Sharaa dhe ministrave sirianë gjatë vitit të kaluar
Një përleshje ka shpërthyer midis disa të afërmve të viktimave të masakrës së Crans-Montana dhe çiftit, Jacques dhe Jessica Moretti, pronarë të barit ku humbën jetën 40 persona, disa minuta para se të fillonte marrja në pyetje e Jessica-s në një seancë dëgjimore në Zvicër.
Të dyshuarit, pronarë të barit “Le Constellation”, mbërritën me një eskortë policie dhe avokatët e tyre, por situata doli jashtë kontrollit dhe disa të afërm të viktimave i sulmuan ata.
“Na vratë fëmijët. Ku është djali im. Do ta paguani shtrenjtë për këtë, vrasës”, u shpreh një prind duke kërkuar përgjegjësi për tragjedinë.
Përplasja përfshiu një shkëmbim akuzash të ashpra mes një nëne dhe Jacques Moretti. “Ti je mafia”, tha nëna e një nga viktimave.
Pas kësaj situate, çiftin Moretti e shoqëruan jashtë ndërtesës me ndihmën e policisë, ndërsa të afërmit e viktimave u larguan nga vendi i ngjarjes.
Avokati i Jacques dhe Jessica-s, Nicola Meier, e cilësoi ngjarjen si një sulm. Ajo theksoi se ishte familja Moretti ajo që kishte kërkuar të takohej me familjet e viktimave, për t’u shpjeguar dhe për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Më pas, thuhet se vëllai i një prej viktimave ka sulmuar verbalish dhe shtyrë një nga avokatët e çiftit, gjë që e detyroi atë të largohej nga dhoma e gazetarëve.
Jessica Moretti, e cila u përball me një pyetje të ashpër, shprehu keqardhjen e saj për dhimbjen e familjeve të viktimave.
“E kuptojmë zemërimin dhe urrejtjen tuaj”, tha ajo duke shtuar se ata ishin të gatshëm t’u përgjigjeshin të gjitha pyetjeve të familjarëve dhe do të ishin aty për t’u dhënë përgjigje.
Gjithashtu, Jessica tha se në barin “Le Constellation” nuk ishin realizuar stërvitje evakuimi, për shkak se, sipas saj, askush nuk e kishte kërkuar këtë. Ajo pohoi gjithashtu se kishte dy roje sigurie në natën e Vitit të Ri, por dokumentet e prokurorisë sugjerojnë se vetëm njëra prej tyre ishte e punësuar.
Top Channel