Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë/ Tetë persona humbin jetën, mes tyre edhe një vajzë 11-vjeçare

11/02/2026 08:00

Një grua dhe vajza e saj 11-vjeçare kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi ajror rus në qytetin Sloviansk, në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, njoftuan autoritetet në Kiev.

Sipas burimeve zyrtare ukrainase, sulmi goditi zonat e banuara të qytetit, duke shkaktuar viktima civile, mes tyre edhe fëmijë.

Ndërkohë, në pjesën e pushtuar nga Rusia të rajonit jugor të Zaporizhzhias, sulmet ajrore ukrainase kanë lënë pesë të vdekur dhe nëntë të plagosur. Lajmi u bë i ditur nga Natalia Romanichenko, zyrtare në distriktin Vasylivka.

Mes viktimave në fshatin Skelky është edhe një prift, Serhiy Klyakhin, ndërsa shtatë persona të tjerë mbetën të plagosur, sipas Romanichenkos dhe dioqezës lokale.

Në një zhvillim tjetër, në rajonin rus të Belgorodit, pranë kufirit me Ukrainën, një burrë që drejtonte një furgon u vra si pasojë e një sulmi me dron ukrainas në distriktin Chebekino. Lajmi u konfirmua nga guvernatori i rajonit, Vyacheslav Gladkov, përmes një postimi në Telegram.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB