“Si ka mundësi që qeveria e Kosovës është kaq pasive për Hagën?”, Paskal Milo i ashpër në Top Story: Zgjohuni!

11/02/2026 22:46

I ashpër ishte qëndrimi i ish-ministrit të Jashtëm, Paskal Milo, në Top Story, pasi prokuroria në Hagë kërkoi nga 45 vite burg secili për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Milo tha se qeveria e Kosovës do duhej të kishte reaguar që kur u burgos kryetari i shtetit dhe u dërgua në Hagë.

“Kjo vë në dyshim identitetin e atij populli. Të gjithë e dimë vlerën e çlirimit të Kosovës, por edhe të atyre burrave për të cilët shqiptarët presin që të lirohen nga Haga. Akuza nuk di si do të përfundojë e tillë, fjalën e fundit do ta thotë Gjykata, e cila është më gjakftohtë se prokurorët.

Kur sapo u arrestua presidenti i Kosovës, kam qenë në këtë studio dhe kam bërë një kritikë duke i bërë thirrje ministrit të drejtësisë të qeverisë së Kosovës, duke i thënë: si është e mundur që qeveria e Kosovës, po i burgosin kryetarin e shtetit dhe po rri kaq indiferente?

Që atëherë e deri tani, e kam ndjekur me shumë vëmendje; nuk mund të paragjykojmë rezultatin e gjykimit sepse nuk varet nga ne. Të gjithë urojmë të kthehen në shtëpinë e tyre dhe t’i shërbejnë kombit njësoj si gjatë luftës së UÇK-së.”-tha Milo në Top Story.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB